Abazoviq-Lajçak: Mali i Zi të tregojë se anëtarsimi në BE është prioritet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv.kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq u takua sot në Bruksel me të deleguarin special të BE-së, Mirosllav Lajçak, Pas takimit Abazoviq shprehu kënaqësinë për takimin dhe tha se i dërguari special e kupton më së miri rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe trazirat politike që po ndodhin.

“Unë besoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që Qeveria e Malit të Zi të demonstrojë se axhenda evropiane është në krye të të gjitha prioriteteve tona, pavarësisht nga disa sfida që janë shfaqur në ditët e fundit dhe do të vazhdojnë edhe më tej. Ajo që duhet të jetë qëllimi ynë kryesor është rruga e reformave, si dhe përmbushja e angazhimeve tona drejt antarsimit në BE,”. tha Abazoviq.

Abazoviq dhe Lajçak shkëmbyen mendimet lidhur me proceset në Mal të Zi, të cilët do të kenë theks të veçantë në periudhën e ardhëshme, për çka në mes bashbiseduesve ekzistonte një pajtim i dyanshëm.

“Unë pres që ai, si një mik i sinqertë i Malit të Zi, të ndihmojë në tejkalimin e disa problemeve dhe më në fund t’i kushtojmë vëmendje temave të duhura. Kjo është ajo që presin qytetarët e Malit të Zi. Ju e dini se më shumë se 70% e qytetarëve  mbështesin anëtarësimin në BE. Ne duhet të tregojmë rezultate.”, shton Abazoviq. 

Ai shprehu kënaqësinë që  Lajçak e kupton atë që po ndodh në Mal të Zi,  dhe se do të ishte mirë që edhe disa politikanë në vend ta kenë të njëjtin përceptim. Zv.kryeministrti ndodhet për vizitë zyrtare në Bruksel, gjatë së scilës do të takohet edhe me presidentin e KE-së Sharl Mishel dhe nënkryetaren e qeverisë belge, Sofi Vilmes.

Share.