Abazoviq kërkon përmirsimin e gabimeve në fjalor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënkryetari i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq ka kërkuar nga kryetari i Akademisë së shkencave të Malit të Zi Miomir Gjuroviq, që ky institucion në afatin sa më të shkurtër të përmirsojë gabimet në fjalorin e shumëpërfolur.

Abazoviq tha se nevojitet që këto gabime të pranohen dhe të korrigjohen sa më parë. Zyrtarje e URA-s dhe kryetarja e Këshillit i cili përpunoi fjalorin, Tatjana Beçanoviq, duket se nuk ndan mendim të ngjashëm me Abazoviq, pasi disa ditë më parë deklaroi se nuk i bje ndërmend të propozojë tërheqjen e fjalorit, dhe se qëndron pas tij, si shkencërisht ashtu edhe profesionalisht.

Share.