Abazoviq javën e ardhshme në samitin e Ballkanit Perëndimor në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq do të marrë pjesë në samitin e dytë të Ballkanit Perëndimor, të titulluar “Promovimi i Përfshirjes dhe Solidaritetit në Evropë”, që do të mbahet në Shkup më 14 tetor.

Fokusi i samitit, i organizuar nga The Economist Events, do të jetë forcimi i stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon, përshpejtimi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe përparësitë e rajonit në periudhën post-covid, u tha nga qeveria.

Në samitin në Shkup, i cili mbahet në nivel kryeministri dhe ministri, do të marrë pjesë, ndër të tjera, zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike, Gabriel Escobar.

Share.