Abazoviq: Hyrja e Malit të Zi në BE deri në vitin 2025 është një plan ambicioz që nuk varet vetëm nga shteti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendës Kryeministri Dritan Abazoviq vlerësoi se hyrja e Malit të Zi në Bashkimin Evropian deri në vitin 2025 është një plan shumë ambicioz, i cili varet jo vetëm nga shteti, por edhe nga lëvizjet gjeopolitike dhe vullneti që do të shprehet brenda BE-së.Ne duhet të bëjmë atë që varet nga ne dhe këtu mbaron përgjegjësia.Vendi ynë duhet të angazhohet maksimalisht për integrimin evropian, të drejtojë të gjitha kapacitetet e saj drejt saj, sepse numri i qytetarëve që mbështesin anëtarësimin në BE është i madh ,ata shohin në BE shpresë të madhe për mirëqenien e tyre dhe krijimin e potencialeve në progresin e vendit në dekadat e ardhshme, tha Abazoviq në panelin e debatit “Si të përmbushim detyrimet në Kapitujt 23 dhe 24”, i cili është një përmbledhje e dokumenteve më të fundit mbi sundimin e ligjit.Në mënyrë që ti afrohemi antarsimit në BE-në, Abazoviq tha se ligjet tona nuk kanë qenë të këqija deri më tani, por zbatimi i tyre ka qenë i keq. “Ne duhet të kemi bashkëpunim mes Qeverisë, zyrës së prokurorit të shtetit dhe gjyqësorit, ku aktualisht nuk e kemi ose e kemi në një nivel jo të kënaqshëm,” tha Abazoviq.Ai vuri në dukje se Qeveria është e përkushtuar për hyrjen e vendit në BE, dhe se kapitujt 23 dhe 24 janë më kompleksët për sistemin tonë.”Për sa kohë që kjo qeveri është në krye nuk ka vend për manipulim” , tha ai. Abazoviq tha se ai pret që Kryetari i Kuvendit ti thërras në  dialog dhe se nëse ai nuk e bën një gjë të tillë atëhere do ta bëjë qeveria.

Share.