Abazoviq: Është e vërtetë që më kanë ofruar 21 milionë, por jo Brçvak

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i LQ URA, Dritan Abazoviq, e konfirmoi mbrëmë në intervistën e tij për TV Vijesti, se i janë ofruar 21 milionë euro për të mos rrëzuar nga pushteti PDS–në, por mohoi se biznesmeni dhe filantropi i njohur Hajriz Brçvak ka të bëjë me këtë ofertë. Sipas Abazoviq, do të ishte joserioze që të publikonte se kush  qëndron pas kësaj oferte. Lidhur me spekullimet në media se siguria e tij është e kërcënuar nga klani i Naser Kelmendit, ai tha se për këtë ka pasur kontakt me një person të afërt me familjen, nëpërmjet të cilit është njoftuar se ata nuk kanë të bëjnë aspak me këto kërëcnime dhe se për këtë nuk kanë as motiv. Në intervistë ai gjithashtu njoftoi se në rast se qeveria fiton besmimin, do të sillet sa më shpejt ligji për prejardhjen e pasurisë, i cili është gati, kurse sa i përket ligjit të lustracionit, ai tha se për të po shqyrtohen disa modele të cilët mund të jenë praktikë e mirë në rastin e Malit të Zi.

Share.