Abazoviq akuzon PDS për qëndrime antiperëndimore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendës Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, sot në Kuvendin e Malit të Zi u përgjigj në pyetjet e deputetëve. Në njërën nga përgjigjet ai akuzoi Partinë Demokratike të Socialistëve  se qëndron pas iniciativave të fshehta për të larguar nga Mali i Zi ambasadoren e SHBA-së, Xhudi Rajzink Rajnke.

Në konstatimin e deputetit Andrija Nikoliq se URA po ndihmon ndikimin serb në Mal të Zi, Abazoviq u përgjigj se qeveria nuk është as pro ruse as pro serbe, por pro malazeze. Ai gjithashtu kritikoi huazimin për ndërtimin e autostradës Bar-Boljare me fondet kineze, çka ka bërë që Mali i Zi të hyjë në sferën e ndikimit të Kinës.

“Nuk janë kundër Kinës, përkundrazi i falenderoj për donacionin e vaksinave. Por nuk dua që 30% e borxhit tonë të jetë në duar të një vendi. As në duar të Kinës, as BE-së, as Rusisë dhe as Amerikës.”, tha Abazoviq.

Ai foli edhe për nivelin e korrupsionit në vend në kuadër të pyetjes nga deputeti Branko Radulloviq. Sipas Abazoviq, në Mal të Zi korrupsioni ekziston por jo në nivel që ishte para 30 gushtit. “Nëse ministri nuk vjedh nuk do të vjedhin as vartësit. “, shtoi Abzoviq dhe siguroi se në proces janë shqyrtimet e disa operacioneve komplekse të cilët së shpejti do të kenë epilogun e tyre.

Share.