Abazi: Të kënaqur me numrin e turistëve në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ulqini tashmë është duke pritur turist të shumtë të cilët vijnë për pushime në vendin tonë. Turistët të shumtë ka nga rajoni, por nuk mungojnë as ato nga nga europa, por jo vetëm. Munib Abazi, njëri ndër afaristët e Ulqinit thotë se është shumë i kënaqur me mbarvajtjen e sezonit, sepse nuk kanë pritur që këtë vit do të ketë mysafirë në këtë numër. “Turistët që çdo herë i kthehen Ulqinit janë ato nga Kosova, gjithashtu vërehet që këtë sezon edhe turistët nha Bosnja janë prezent në numër të madh, mungojnë ato nga Serbia dhe Polonia”, thotë Abazi. Ai gjithashtu shprehet optimist që nga data 15 korrik deri më 15 gusht do të ketë fluks dhe më të madh të mërgimtarëve, çka do të ndikojë pozitivisht në të ardhurat e qytetit.

Share.