A2A nuk pranon propozimet , opozita akuzon Qeverinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kompania italiane A2A informoi Qeverinë e Malit të Zi se propozimet e opozitës për këtë kompani janë të paparanueshme. Nga  Qeveria u njoftua se për kompaninë italiane është i papranueshëm propozimi i parë për shkak se nuk është në përputhje me strukturën e opsioneve të negociuar me Qeverinë dhe se kompania nuk dëshiron të shtyjë përfundimin e marrëveshjes.

Propozimi i opozitës ishte që A2A të ketë detyrim ti shesë shtetit aksionet  kompania mban në Elektroekonomi me një kosto prej 250 milionë euro. Ata gjithashtu  rekomanduan që të shtyhet miratimi i projekt-marrëveshjes së aksionerëve pas zgjedhjeve parlamentare, në qoftë se për ndonjë arsye A2A refuzon opcionet e ofruara. Pas refuzimit ka reaguar zv.kryeministri Milorad Vujoviq, duke deklaruar se propozimi në fjalë ishte i nënkryetarit të qeverisë Vujica Llazoviq dhe jo i tyri, dhe se Qeveria po përpiqet të mashtrojë opinionin publik.

Share.