Pas 17 muajsh izolimi Anglia ka hequr të gjitha kufizimet e vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Heqja e masave hyri në fuqi në mesnatë dhe prej kësaj të hëne në Britani nuk do të ketë kufizime për numrin e personave që takohen, përfshi këtu edhe pjesëmarrjet në çdo aktivitet publik, si dhe klubet e natës.

Kjo bëri që shumë qytetarë britanikë ta prisnin orën 00:00 të natës në radhë për të shijuar jetën e natës.

Vendosja e maskës do të rekomandohet në disa ambiente, por nuk do të kërkohet me ligj, por

Kryeministri Boris Johnson përmes një mesazhi ka kërkuar kujdes të shtuar, për shkak të mutacionit Delta.

Por ndërsa Britania po shkon drejt hapjes totale, e kundërta po ndodh në Francë. Përforcimi i masave për t’i bërë ballë valës së re të rritjes së infektimeve me Covid është shoqëruar me protesta në disa rajone të Francës, duke djegur edhe disa qendra vaksinimi.

Kritike vijon të mbetet situata edhe në Australi, ku për pesë javë autoritetet kanë lënë në izolim më shumë se gjysmën e popullatës.

Share.