85% e të rinjëve nën moshën 29 vjeç nuk janë vaksinuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se 85% e të rinjëve nën moshën 29 vjeç nuk janë vaksinuar, ndërsa vaksinimi është dukshëm më i mirë në kategoritë e moshës më të madhe.

Në Mal të Zi, sipas të dhënave zyrtare, 146.604 persona, ose rreth 25 përqind e qytetarëve, kanë morrë të dyja dozat e vaksinës.

Shefja e Departamentit të Imunizimit të ISHP-së, Millena Popoviq-Samarxhiq, tha se ata kanë filluar fushatë sensibilizuese duke treguar një video, në mënyrë që të aktivizonin të rinjtë për tu vaksinuar.

“Për vitin e kaluar mund të kemi një mirëkuptim për sjellje të ndryshme dhe dilema të qytetarëve, por këtë vit kemi një vaksinë që definitivisht zvogëlon numrin e të infektuarve. Vaksina ofron mbrojtje ndaj formave të rënda të sëmundjes dhe rezultatit fatal, kështu që u bëjmë thirrje të rinjve të tregojnë përgjegjësi dhe të parandalojnë infektimin. “, është shprehur Popoviq Samarxhiq.

Share.