84 viktima nga sulmi me kamion në Nicë. Mbi 100 të plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të paktën 84 persona raportohen të kenë vdekur dhe rreth 100 të tjerë të jenë plagosur në Nicë të Francës, kur një maune hyri në mes të turmës të cilët po festonin 14 korrikun, Ditën e Bastijës, festën kombëtare të Francës. Ngjarja ndodhi mbrëmë në Promenade des Anglais, në shëtitoren anës detit, në momentin kur në qiell ishte shfaqja e fishekzjarreve.

Sulmuesi është qëlluar për vdekje nga policia franceze dhe është raportuar se bëhej fjalë për një person 31 vjeçar me prejardhje nga Tunizia.  Liderët e vendeve kryesore të botës kanë dërguar mesazhe ngushëllimi dhe kanë dënuar ashpër aktin e rëndë. Deri tani nuk ka informata të sakta nëse sulmi kishte prapavijë terroriste, edhe pse gjasat për një skenar të tillë janë të mëdha.

Share.