Abazoviq për bojkotin: Vendim legjitim, mund të sjellë dobi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rikonstruksioni  i Qeverisë është një nga opsionet nëse iniciativa për të shkarkuar Ministrin e Drejtësisë, të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviq, nuk merr shumicën në Kuvend, tha kryeministri Zdravko Krivokapiq.

Ai shtoi se problemi do të zgjidhej shumë shpejt nëse do të kishte një ligj për qeverinë. Duke komentuar vendimin e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), e cila, sipas njoftimit, nuk do të marrë pjesë në seanc;n e Kuvendit kur të votohet  për shkarkimin apo jo të Leposaviq, tha se kjo ishte një përpjekje e re për destabilizim.

“Unë bëra gjithçka që varet nga unë. Mora një qëndrim të përgjegjshëm dhe të qartë ndaj Leposaviq,” tha kryeministri. Sipas tij, lojërat politike dhe përpjekjet për të destabilizuar qeverinë kanë vazhduar që nga 30 gushti.

Lidhur me vendimin e pDS për bojkotim të Kuvendit u prononcua edhe zvkryeministri Abazoviq, sipas të cilin ky vendim i tyre i radhit ata në anën e mohuesve të gjenocidit. . Duke folur për mundësitë për shkarkimin e ministrit nëse kjo nuk merr shumicën në parlament, edhe ai tha se rikontruskioni i qeverisë është një nga opsionetj.

“Në ndërkohë, ne duhet të punojmë për sezonin, vaksinimin, por jo të shmangim bisedat, “shtoi Abazoviq. Ai tha se nuk e kuptonte se cili ishte problemi dhe çfarë po bojkotonte DPS-ja. “Shtë një e drejtë legjitime të cilën e kemi përdorur edhe ne. Unë nuk shoh ndonjë gjë të diskutueshme, madje mendoj se mund të rrisë efikasitetin e punës, dhe kjo na duhet në këtë moment ”, tha Abazoviq.

Share.