Shqyrtimi publik për ndryshimet në Ligjin për prokuroritë. Abazoviq dhe Stankoviq nuk pajtohen për qëllimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Malit të Zi sot organizoi të parin në serinë e debateve publike me temë Projektligjin për Ndryshimet në Ligjin për Prokurorinë e Shtetit. Në hapje të debatit, fjala hyrëse u mbajt nga Zëvendës Kryeministri i Malit të Zi, Dr. Dritan Abazović, i cili deklaroi se ky është fillimi i një procesi që do të vazhdojë gjatë kësaj dhe javëve në vijim.

Abazoviq theksoi se ky Projektligj për Ndryshimet në Ligjin për Prokurorinë e Shtetit është një lidhje midis propozimeve të mëparshme të Kuvendit të Malit të Zi dhe nevojave të Qeverisë, të cilat lidhen veçanërisht me procesin e integrimit dhe Kapitujt 23 dhe 24. Ndryshimet në Ligj nuk drejtohen kundër askujt dhe Mali i Zi ka nevojë për sundimin e ligjit dhe se asnjë individ nuk mund të jetë mbi shtetin dhe interesat kombëtare , tha Abazoviq.

Kryeprokurori i Lartë i Shtetit, Ivic Stankoviq, nuk u pajtua me këto kualifikime, dhe propozimin e cilsëoi si ndikim të politikës mbi prokuroritë, çka sipas tij do të sjellë përkeqësim të sundimit ligjor.

Stevo Muk nga Instituti Alternativa tha se ekzistojnë arsye të shumta për largimin e prokurorit aktual special, Milivoje Katniq, i cili sipas tij nuk respekton institucionet si Avokati i Popullit, nuk komunikon me Kuvendin, kurse Këshilli i Prokurorisë asnjëherë nuk e ka marrë në pyetje. Edhe përfaqësuesit e OJQ-ve të tjera shprehën mendimin se rezultatet e prokurorive nuk janë të mira, por shprehen shqetësim se zgjidhjet e propozuara do të sjellin që prokurorët e ardhshëm të emërohen në bazë të preferencave të mazhorancave që do të jenë në qeverisje.

Share.