82 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid 19 në Mal të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë kryer 479 analiza për prezencën e virusit korona, nga të cilët 82 kanë rezultuar pozitive, njoftojnë nga ISHP.  Gjatë kësaj periudhe 2 pacientë të infektuar e kanë humbur jetën. Bëhet fjalë për të sëmurë nga Biello Polje dhe Rozhaja të cilët po trajtoheshin në spitalin e Beranes. Numri më i madh i srateve ët reja është regjistruar në Nikshiq, 20, 19 në Berane, 18 në Podgoricë, 6 në Rozhajë, nga 4 në Biello Polje dhe Plevlja , nga 2 në Plav, Budva dhe Tivat, kurse nga një të infektuar kanë Ulqini, Kotorri, dhe Cetina. Prej ditës së djeshme jaë shëruar 37 pacientë, çka do të thotë se numri i rasteve aktive është 757, nga të cilët 31 në komunën e Ulqinit.

Share.