803 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid 19 në Mal të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi ditën e djeshme janë kryer 966 analiza, kurse numri i të regjistruarve pozitiv është 357. Me testimin e shpejtë prej datës 02 deri 9 nëntor janë kryer edhe 1105 analiza të tjera, prej të cilave 446 kanë rezltuar pozitive. Nga ISHP njoftohet se në këtë preiudhë janë regjistruar edhe 5 viktima nga sëmundja. Numri më i madh i rasteve me metodën PCR  janë nga Podgorica, 267, 42 janë nga Nikshiqi, kurse në komunën e Ulqinit është regjistruar 1 rast i ri. Me metodën e shpejtë më së shumti janë nga Herceg Novi, 147, kurse në Ulqin 14 raste. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 196 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 7177, prej të cilëve 209 në komunën e Ulqinit.

Share.