8 MARS 2015: 12,25% vende  brenda vetqeverisjes lokale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Pozita e gruas në komunën e Ulqinit shikuar në aspektin historik ka pësuar ndryshime pozitive në pothuajse të gjitha fushat në krahasim me të kaluarën. Gjithnjë e më shumë  kemi gra të suksesshme  që kontribuojnë në politikë ,shkencë, kulturë, dhe ekonomi.  Kështu që gratë arritën të bëhen pjesë e pandarë e ndryshimeve dhe ngjarjeve në mbarë rajonin. Ndryshimet më të mëdha kanë arritur falë angazhimit të palodhur të vetë grave ,por duhet pranuar se tek ne mungon gatishmëria e shoqërisë për ta emancipuar femrën në vendimmarrje si në pushtetin politik ashtu edhe në pushtetin ekzekutiv.

Pjesëmarrja e grave në pushtetin lokal , në pozitat vendimmarrëse, në udhëheqësin e partive politike është minimale. Analizat  dhe të dhënat na tregojnë për këtë pozitë jo të favorshme të gruas , kështu që mund të themi se gruaja në rajonin tonë është e margjinalizuar, nuk i ofrohen shanset për ekuilibër gjinor ndërsa për barazi gjinore nuk bëhet fjalë.

Analiza ka përfshirë të gjitha fushat e rëndësishme të cilat janë kryesisht të përfshira në hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit siç janë: Politika dhe vendimmarrja, arsimi, shëndetësia, mediet, kultura, ekonomia dhe dhuna ndaj grave. Mund të themi lirisht që të dhënat nga këto sfera nuk ndryshojnë shumë kur është pozita e gruas në pyetje.

Kjo gjendje dhe faktet lënë vend për habi duke parë se kjo situatë nuk ka ndryshuar një kohë të gjatë edhe pse  listat e zgjedhjeve së fundmi kanë përmbajtë 30 % femra.

Bëhet pyetja se a është respektuar vullneti i qytetarëve të cilët kanë votuar përfaqësuesit nga listat zgjedhore , pasi që këta gra pas zgjedhjeve zhduken nga skena politike ?!Pra përdoren si „dekor“ në listat zgjedhore nga ku dhe merret një numër i madh i votave .

Brenda organeve të Vetëqeverisjes lokale diskriminimi është i tërësishëm. Numrat dhe  faktet tregojnë se ky është pushtet i plotë i meshkujve dhe këtu për gruan ,aftësitë dhe profesionalizmin saj nuk ka vend.

E qartë është se meshkujt zgjedhin të tjerë meshkuj në mënyrë që të përkrahin njëri –tjetrin dhe në këtë mënyrë në vendet brenda vetqeverisjes lokale femrave u takon përqindja 12,25%.

Nga 16 vende udhëheqëse vetëm 2 vende i mbulojnë femrat.

Kështu edhe në vendet udhëheqëse të partive politike kemi një përqindje të vogël të femrave. Të rralla janë partitë politike të cilat respektojnë principin e përfaqësimit minimal nga femrat në masën 30 %. Pozitive është që shumica e partive e kanë forumin e grave që mund të jetë infrastrukture e mire për përfaqësim më të madh të grave dhe për ndryshimin e pozitës së saj.

Në shëndetsi dhe kulturë në Komunën e Ulqinit , femrat mbulojnë numerikisht vende më shumë se meshkujt. Interesant është që femra nuk ka në vendet udhëheqëse, madje edhe nuk ka pasur ndonjëherë. Prej kohës kur funksionon Shtëpia e Shëndetit dhe Qendra për Kulturë drejtorët janë ndërruar por gjithmonë kanë qenë të gjinisë mashkullore.  Nga kjo mund të konkludohet se as në shekullin e 21 femrat nuk ja kanë arritur të fitojnë luftën për barazi gjinore.

Jemi në prag të festës së gruas 8 marsi ,të cilën festë mund ta shohim në dy këndvështrime të ndryshme.Mund ta marrim si festë ku grave ju dhurohen lule,dhurata të ndryshme ,por në këtë ditë do ishte mirë që e gjithë shoqëria të mendojë si si mund të përmirsohen shanset që u ofrohen grave.

Femra meriton të ketë kujdesin nga shoqëria,pikësëpari nga vetë familja gjatë gjithë vitit e jo një herë në 364 ditë.Çdo ditë e vitit duhet të jetë ditë në të cilën duhet të mendojmë njëjtë si për fëmijët,si për gratë si për pjesën tjetër të shoqërisë.Çdo progres  që arrinë një grua është padyshim sukes për gjithë shoqërinë.

 

 

Share.