Policia apelon tek qytetarët e Ulqinit që të respektojnë masat gjatës festës së Vitit të Ri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shefi i stacionit të policisë kriminale pranë Departamentit të Sigurisë në Ulqin, Blazho Qetkoviq, tha për TV Teuta se është i kënaqur se si shërbimi i tij monitoroi respektimin e masave në valën e parë dhe të dytë të pandemisë. Numri më i madh i shkelësve të masave të vendosura nuk ishin nga Ulqini, por nga qytete të tjera, kurse më së shumti nuk u respektuan ato të ndalimit të lëvizjes dhe ndalimi i qarkullimit ndërmjet qyteteve.  .

Bllazho Qetkoviq: Në valën e parë të pandemisë nuk kemi pasur nevojë për ndonjë aksion të madh sa u përket kontrolleve. Por në valën e dytë, sidomos me afrimin e sezonit turistik, erdhi edhe tek intesifikimi i nevojës për kontrolle, edhe sa i përket qarkullimit, kontrollit të objekteve apo të huajve, dhe akcione të tjera që janë karakteristikë edhe në periudhat normale. Që prej fillimit të pandemisë në muajin mars, gjegjësisht në valën e parë janë procesuar gjithsejt 72 persona për shkelje të masave kufizuese, kurse deri tani 159 persona.

Për festat e fundvitit policia do të intesifikojë kontrollet, si në qytet ashtu edhe në zonat periferik edhe apelojnë tek qytetarët që të respektojnë masat në fuqi.

Bllazho Qetkoviq: Pasi pritet që në qytetin tonë para hyrjes në fuqi të kufizimeve të vijnë edhe persona nga jashtë, apeloj tek qytetarët e Ulqinit, por edhe më gjërë,se tubimet e më shumë se dy personave në një objekt nuk janë të lejuara, dhe se qiramdhënësit duhet ta kenë parasysh këtë fakt. Do të ushtrojmë kontrolle në gjithë territorin e Ulqinit dhe të gjitha ata që nuk do ti respektojnë masat do të procesohen, në mëynrë që të japim kontribut për eliminimin e sëmundjes. Gjithashtu apeloj që të bëhet kujdes edhe me konsumin e pijeve alkooloke, pasi edhe për këtë do të ketë kontrolle rigoroze në rrugë.

Në Mal të Zi, gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, masa e ndalimit të lëvizjes nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit nuk do të zbatohet, ndërsa mbetet në fuqi ndalimi i trafikut ndërqytetas gjatë fundjavave, si dhe ndalimi i punës për baret dhe lokalet.

 

Share.