Forca uron Krishtlindjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

URIM ME RASTIN E FESTËS SË KRISHTLINDJEVE

 

Të dashur motra dhe vëllezër,

Jemi në prag të festave të fundvitit ndaj e ndiej si privilegj të marr pjesë sërish me urimet e mia më të përzemërta për të gjithë ju bashkëkombasit e mi.

Sfidat me të cilat u përballëm në vitin që po lëm pas ishin të mëdha për gjithësecilin prej nesh. Pandemia Covid-19 është sfidë që forcoi dhe zgjoi shpirtin humanitar dhe ndjenjën e kujdesit të përbashkët për të përballuar këtë pandemi globale.

Ndaj në emër të Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim personal, me rastin e festës së Krishtlindjes të gjithë besimtarëve të krishterë, veçmas atyre shqiptar, Ju urojë gëzuar festën duke uruar që këto ditë t’i kaloni në paqe, dashuri, begati dhe mirësi me njëri-tjetrin!

Po ashtu, në emër të Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim personal, më lejoni t’ju uroj nga zemra të gjithëve Gëzuar Vitin e Ri 2021!

Nata e ndërrimit të viteve është një natë gëzimi, veçanërisht për fëmijët, për të cilët uroj t’i kemi me jetë, të shëndetshëm, të qeshur, të lumtur dhe të gëzuar!

Qoftë viti 2021 një vit i mbarë e i begatë për ju, familjen tuaj, të afërmit tuaj, një vit i mbushur me më shumë dashuri, përkushtim dhe solidaritet, në vendlindjen tonë, në Ulqinin tonë!

Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë dhe veprojnë! Gëzuar!

 

Kryetar,
Nazif Cungu

Share.