Kufizohet qarkullimi kufitar me Shqipërinë gjatë fundjavës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Autoritetet e Mali të Zi kanë marrë masa të reja në kalimet kufitare me Shqipërinë lidhur me Covid 19. Nga pika kufitare e Hani të Hotit deri ditën e hënë do të lejohen të hyjnë në vend vetëm personat me leje qëndrimi, me leje pune, dhe ata të cilët do kalojnë tranzit në territorin malazez. Po kështu në këtë pikë kufitare do të lejohen të kalojnë edhe personat që udhëtojnë drejt Aeroportit të Podgoricës të cilët duhet të jenë të pajisur me prenotimet e biletave. Ndërkohë, nga Muriqani në drejtim të Malit të Zi, lejohet të kalojnë edhe ata persona të cilët kanë prenotuar hotelet për fundjavën në Mal të Zi. Nuk ka ndryshime, përsa i takon lëvizjes së mjeteve të transportit dhe të regjimit tregtar. Këto kufizime janë të vlefshme edhe për pikën e kalimit kufitar Muriqan dhe Bashkim.

Share.