Mali i Zi hapi kapitullin 8 – Konkurrenca

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mali i Zi hapi kapitullin e fundit, të tetë në bisedime me Bashkimin Evropian në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel. Ky është Kapitulli 8 – Konkurrenca. Duke komentuar hapjen e Kapitullit 8, Komisioneri Evropian për Zgjerimin Oliver Varhelji tha se ishte “një sinjal i qartë i angazhimit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor”. Jam i kënaqur që Mali i Zi ka hapur kapitullin e fundit – Konkurrenca, në negociatat e pranimit me BE, theksoj ai. Ai gjithashtu tha se tani është e nevojshme të përqëndrohet në reforma, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, në mënyrë që Mali i Zi të mund të përparojë më tej në rrugën drejt BE. Presidenti i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, Vladimir Bilcik, uroi Malin e Zi për hapjen e një kapitulli të rëndësishëm negociues me BE. “Tetë vjet që kur Mali i Zi filloi negociatat për anëtarësimin në BE – është e nevojshme të qëndroni të përqendruar në zbatimin e reformave të brendshme, në mënyrë që të filloni mbylljen e suksesshme të të gjithë kapitujve,” tha Bilcik në Twitter. Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Henoveva, Ruiz Kalavera tha se hapja e kapitullit është një hap i rëndësishëm për Malin e Zi. “Fokusi tani është në përmbushjen e kritereve kalimtare në fushën e sundimit të ligjit,” tha ajo në Twitter. Kurse, kryeministri Dushko Markoviq vlerësoi se hapja e sotme e Kapitullit 8 është një pikë kthese në procesin e integrimit evropian të Malit të Zi. “Një ditë e rëndësishme dhe një pikë kthese për procesin e integrimit evropian të Malit të Zi. Hapja e kapitullit të fundit – 8 është një njohje për performancën tonë në reformat e përgjithshme, veçanërisht në kapitujt 23 dhe 24,” tha Markoviq. Ai tha se Mali i Zi, me një entuziazëm të ri, në partneritet me BE, vazhdon të punojë shumë në agjendën evropiane. Rikujtojmë se Mali i Zi hapi kapitullin e fundit, të tetë në negociatat me Bashkimin Evropian në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel sot.

Share.