KKSH ME 1 PRILL ORGANIZON HOMAZHE ME RASTIN E 70 VJETORIT TE MASAKRES SE TIVARIT (VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli kombëtar shqiptar në Malin e Zi nesër me rastin e 70 vjetorit të masakrës së Tivarit do të bëjë homazhe për viktimat e kësaj tragjedie te ish ndërtesa e monopolit të duhanit në Tivar. Me këtë rast do të vendoset një kurorë me lule në shenjë kujtimi. Ceremonia e homazheve do të mbahet në orën 11. Siç dihet në masakrën e Tivarit janë vrarë disa mijëra shqiptarë nga Kosova, që konsiderohet një nga krimet më të mëdha dhe një nga ngjarjet më të dhimshme në historinë e popullit shqiptarë , – thuhet në njoftimin për media të Këshillit kombëtar të shqiptarëve në Mal  të Zi.

Share.