Ne Parlament u mbajt seanca ndegjimore konsultative mbi mbrojtjen dhe revitalizimin e ullishtes dhe Gjirit te Valdanosit

0

Gjate séances se dyte degjimore konsultative te Keshillit per turizem, bujqesi, ekologji dhe planifikim hapesinore  te Kuvendit te Malit te Zi teme e te cilit ishte: mbrojtja dhe revitalizimi I ullishtes dhe Gjirit te Valdanosit,  eshte shqyrtuar realizimi i kater perfundimeve nga Mbledhja e pare degjimore e mbajtur me 18 dhjetor 2019, e inicuar nga  nenkryetari i kuvendit dhe deputeti  Genci Nimanbegu.

Nje nga perfundimet nga séance e pare degjimore, ishte edhe vizita e Komunes se Ulqinit nga ana e anetareve te keshillit, per te pare ullishten se ne cfare gjendje eshte dhe kete pike ata e realizuan me 25 shkurt te ketij viti. Gjate séances se dyte degjiore  shumica nga deputetet dhe anetaret e keshillit deklaruan se nuk e kane pare me pare kete ullishte dhe nuk e kane pasur para sysh se ne cfare gjendje ne te verrtet gjendet ajo. Ata kane shrehur keqardhje qe nje pasuri kaq e madhe te jete e lene pas dore, por ajo qe vlen te theksohet eshte gatishmeria e tyre tani qe sa me pare te merren masat e duhura per pastrimin dhe revitalizimin e Gjirit te Valdanosit. Disa nga deputetet kane shprehur edhe gatishmeri personale qe te kycen ne procesin e pastrimit te ullishtes dhe Gjirit te Valdanosit.

Kryetari I keshillit prof.dr Petar Ivanoviq tha se ne Keshill poashtu eshte sugjeruar qe te merren masat urgjente per pastrimin, gjegjesisht lirimin e rrugeve dhe mundesimin e tyre per qarkullim, si dhe vendosjen e hidranteve per te mbrojtur ullishten nga zjarret e mundshme.

Pasfjales hyrese, kryetari u dha fjalen perfaqesuesve te orgneve dhe institucioneve te pranishme.

Perfaqesuesit nga ministria e mbrojtjes, theksuan se cdohere I kane ndihmuar organizatat joqeveritare dhe komunen e Ulqinit qe te mund te levizin lirshem ne kete zone, kurse ne kete rast ata theksojne se mund te japin ndihmen e tyre ne menyre teknike sepse  posedojne kapacitete te mjaftueshme ne makineri te ndryshme.

Nga ana e komunes se Ulqiniq, kryetari  Loro Nrekiq deklaroi se komuna ka ndare buxhetin prej 30 mije eurosh per mbrojtjen dhe pastrimin  ullishtes se Valdanosit, duke theksuar se kryetari I komunes duhet te jete bartes i ketyre aktiviteteve dhe te jete ne krye te trupit koordinues ne te cilin do te jene te perfshira te gjitha organet kompetente shteterore dhe lokale. Nrekiq theksoi se komuna do te hap nje xhirollogari te posacme per grumbullimin e mjeteve  te cilat do ti dedikohen pastrimit dhe revitalizimit te Ullishtes se Valdanosit. Ai poashtu kerrkoi nga  institucionet e pranishme qe te ndihmojne  me mjete finansiare kete aksion, ne menyre qe ullishta te bihet ne gjendje reale.

Nga Ministria e turizmit dhe zhvillimit te qendrueshem kane informuar keshillin mbi aktivitetet e tyre ne aspektin e planifikimit hapsinore dhe mbikqyrjes se inspekcionit ne fushen e ndertimeve ilegale, duke theksuar ketu nevojen e bashkepunimit me intenzie  me sherbimet e inspekcionit te Komunes se Ulqinit. Ne kete nderlidhje kryetari Nrekiq tha se mungon nje bashkepunim I mirefillte dhe se ai si kryetare komune deri me tani nuk ka marre asnje informacion zyrtare nga inspekcioni shteterore kur eshte ne pyetje ndertimi ilegal.

Nga drejtoria per punet e inspekcionit theksuan se ne ullishten e Valdanosit (jashte Gjirit te Valdanosit) jane regjistruar 13  ndertime  ilegale, kurse nga 25 shkurti 2020  e deri ne kete takim (me 11 mars), jane regjistruar edhe 7 raste te reja te ndertimit ilegal. Per 13 objektet e mehershme, kunder ndertuesve eshte ngritur padi penale, kurse per 7 objektet e reja ka filluar procedura. Sa I perket ceshtjes se ndertimit ilegal, ne diskutim eshte kycur edhe deputeti Genci Nimanbegu, I cili tha se ai si deputet nuk fsheh asnje ndertues ilegal dhe cdokush qe ti drejtohet lidhur me ndertimin ilegal, ai do ta paraqes. Ai shtoi se te gjithe angazhohemi per sundimin e ligjit, e sundimi I ligjit eshte qe sherbimeve te inspekcionit tu jepet mbeshtetje ne punen qe kryejne kunder ndertimeve ilegale.

Perfaqesuesit e Ministries se  bujqesise ne kete takim deklaruan se ne fund te muajit shkurt, pas vizites ne Valdanos, ata kane filluar me hartimin e Programit te revitalizimit dhe mbrojtjes se posacme te ullishtes dhe shpresojne se ky document do te kryhet deri ne fund te muajit marsit, mirepo ata deklaruan se nuk e kane punuar  Strategjise se zhvillimit te ullishtarise ne Mal te Zi. Kjo pergjigje shaktoi reagim te ashper te deputetit Nimanbegu ndaj ministries se bujqesise, pse ende nuk e kane  hartuar  Strategjine mbi zhvillimin e ullishtarise ne Mal te Zi, te cilen ai permes amandamentit te votuar ne Kuvend ne tetor te vitin 2014,  e ka bere pjese te Ligjit mbi ullishtarine.  Ai nga kjo séance i dergoi porosi Ministrit te bujqesise se nuk do te perkrah ne te ardhmen asnje propozim te tyre ne Kuvend deri sa te mos fillohet me hartimin e Strategjise per  zhvillimin e ullishtarise, sepse sipas tij nuk ka me asnje arsyetim qe tash 5 vite te mos I permbushin obligimet ligjore, pa marre parasysh se kush I ka propozuar ato.

Diskutimet vazhduan nga ana e drejtorit te Te mirave detare Predrag Jellushiq, I cili tha se ata jane te gatshem qe te ndajne nje pjese te mjeteve per mbrojtjen e kesaj zone, duke vecuar  se nga kompentencat e tyre qe kane, ata I respektojne ligjet dhe sipas tyre ajo pjese qe u takon atyre menaxhohet mire dhe e vleresojne si oferte te mire turistike.

Kryetari I bordit drejtues  i Te mirave detare Xhaudet Cakuli,  diskutimin e tij e orientoi drejte menaxhimit te shtetit ndaj ullishtes se Valdanosit duke konsideruar se  per te kryer keto aktivitete me kosto kaq te larte, duhet te hapet edhe procedura e tenderit.  Cakuli poashtu theksoi se ktu nuk  eshte ne pyetje vetem implementimi I ligjit, por edhe mbrojtja e asaj qe duhet te paraqese vlere shteterore. Ai theksoi se ullinjte te cilet jane te vjeter prej 500 deri ne mbi 2 mije vjete, jane pasuri shteterore. “Ullishta e Valdanosit nuk eshte shkaterruar per disa vite por per 42 vite, dhe kjo eshte shume e rendesishme, te thuhet disa dhe 42 vite. Kjo nga aspekti I vlerave kulturologjike dhe qasjes se shtetit ndaj asaj vlere, eshte nje periudhe shume e gjate”, shtoi Cakuli..   

Perfaqesuesit e drejtorise per pune publike kane theksuar se ata per te ndihmuar ne kete process te pastrimit dhe revitalizimit duhet te kene mjete te parashikuara buxhetore dhe per kete duhet pergatitje e dokumentacioneve te plota, duke sugjeruar qe ky projekt eshte mire te ndahet ne faza.

Deputeti Nimanbegu ne diskutimin e tij theksoi se sipas fjaleve te degjuara nga institucionet e pranishme, verrtetohet se ceshtjen e gjirit te Valdanosit institucionet nuk e kane koordinuar mire deri me tani. Ai poashtu, si inicues I ketyre takimeve I falenderoi te gjithe per angazhimin dhe gatishmerine e treguar, duke vleresuar se kjo pjese eshte zone e rrezikut te larte dhe neqofte se aktivitetet nuk nderrmerren urgjentisht, mendoj se mund te pendohemi te gjithe pse nuk kemi reaguar me kohe dhe nuk I kemi respektuar obligimet ligjore.

Deputeti Nimanbegu nje kritike tjeter ia drejtoi Ministrise se bujqesise lidhur me mosrealizimin e perfundimit te katert I cili ka te beje me pronesine e ullishtes, per te cilen nga Ministria e bujqesise kane deklaruar se kete ceshtje e kane lene qe te merret Ministria e financave, keshtu qe nuk kane mbajtur takim me ish pronaret.

Nimanbegu ne kete deklarim te tyre tha: “Une kam  pasur takime me shoqaten e cila merret me kthimin e pronave te ullishtes se Valdanosit, dhe ky eshte qellimi im politik, por ceshtjen e bisedes tuaj me ish pronaret e kam bazuar ne „Elaboratin mbi gjendjen ne Ullishten e Valdanosit” te punuar ne vitin 2017 nga fakulteti bioteknik I Univerzitetit te MZ, ku ne faqen 5 thuhet se ish pronaret nuk kerrkojne kthimin e ullishtes dhe tokes ne pjesen e fundit te gjirit, por vetem ullinjt te cilet gjenden ne brendesi te Gjirit te Valdanosit.  Poashtu shkruan se ish pronaret theksojne se askush nuk ka llogari ekonomike qe te investoje ne revitalizimin ekesaj ullishte, pervec pronareve, te ceilet tani jane rreth 600. Deputeti Nimanbegu ne vazhdim te diskutimit vecoi faktin se kete e sheh nga aspekti ekonomik, por edhe nga interesi jo vetem kulturor dhe historic, por edhe per nga interesi ekonomik I Gjirit te Valdanosit, sepse atje ne 80 perqind te ullinjeve, prej nga viti 1978, nuk ka shkelur kemba e njeriut, dhe ne duhet ta kthejme kete”, perfundoi Nimanbegu..

Kryetari I keshillit Petar Ivanoviq ne fund propozoi disa perfundime paraprake te cilat me pas  do ti elaborojne dhe perpunojne ne nje nga seancat e radhes, nder te cilat eshte edhe propozimi qe te formohet trupi koordinues dhe bartes te jete Komuna e Ulqinit, te punohet Strategjia e zhvillimit te ullishtarise, pastaj sugjerohet bashkepunim me I mire ne mes te Drejtorise se inspekcionit dhe Komunes se Ulqinit lidhur e ndertimet ilegale, poashtu thuhet qe Ministria e turizmit te hartoje planin e valorizimit turistik, etj.

Si pjese  te perfundimeve deputeti  Nimanbegu propozoi  edhe   nje ceshtje tjeter te  rednesishme e qe eshte kadastri. Ai spjegoi se eshte me shume rendesi qe te kemi kadastrin e qarte te ullishtave, duke theksuar se Kadastri I Malit te Zi e ka shume qarte  te hartuar  sqarimin topografik  te ketyre zonave, qe ne te mos kemi huti se cka eshte Bashbylyku, cka eshte Gjiri I Valdanosit dhe cka eshte ullishta e Valdanosit.

Keshilli do te mbaje takimin e radhes per te definuar perfundimet dhe per te saktesuar vijueshmerine e realizimit te tyre.

Share.