66 raste të reja me Covid 19 në Mal të Zi. 2 nga Ulqini

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi janë shtuar edhe 66 raste të reja me Covid 19, u njoftua në konferencën e sotme për media të trupit koordinues nacional të vendit. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 479 testime dhe 66 prej tyre rezultuan pozitiv. Numri më i lartë i të infektuarve u regjistrua në Podgoricë, 19 prej tyre, 10 në Berane, 9 në Nikshiq, 7 në Rozhajë, 6 në Cetinë, 5 në Plevlja, 3 në Tivar, nga 2 në Ulqin, Biello Polje dhe Budva, kurse 1 në Hercg Novi.. Aanalizat laboratorike kanë konfirmuar se një pacient që më hertë kishte ndërruar jetë në spitalin e Beranes, kishte qenë i infektuar me Covid 19, kurse për 3 raste të tjera, analizat janë në proces, u tha në konferencë. Gjatë kësaj kohe një 2 persona janë shëruar nga sëmundja, kurse numri i të infektuarve aktiv është 933 persona.

Share.