639 raste të reja dhe 9 viktima nga Covid 19. 28 raste në komunën e Ulqinit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi gjatë këtyre 24 orëve janë kryer 2003 analiza për prezencën e Covid 19, kurse numri i të regjistruarve pozitiv është 619, njoftohet nga ISHP. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 9 viktima, një prej të cilave nga komuna e Ulqinit.   Numri më i madh i rasteve të reja janë nga Podgorica, 294, 55 janë nga Nikshiqi, 53 raste janë në Herceg Novi, kurse në komunën e Ulqinit janë regjistruar 28 raste. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 290 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.207, prej të cilëve 196 në komunën e Ulqinit.

Share.