Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë kryer 2274 analiza për prezencën e Covid 19, nga të cilët 618 kanë rezultuar pozitiv, njoftohet nga ISHP. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 7 humbje jete, njëra nga komuna e Ulqinit. Numri më i madh i rasteve të reja janë nga Podgorica 261, 70 në Nikshiq , 41 në Budva, kurse në komunën e Ulqinit janë regjistruar 21 raste. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 430 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 11.177, nga të cilët 207 në komunën e Ulqinit.
618 raste të reja dhe 7 humbje jete. 21 raste në Ulqin
Share.