546 raste të rej dhe 6 viktima nga Covid 19. 19 raste në komunën e Ulqinit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi gjatë këtyre 24 orëve janë kryer 1715 analiza për prezencën e Covid 19, kurse numri i të regjistruarve pozitiv është 546, njoftohet nga ISHP. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 6 viktima nga sëmundja.   Numri më i madh i rasteve të reja janë nga Podgorica, 266, 39 janë nga Nikshiqi, 32 raste janë në Biello Polje, kurse në komunën e Ulqinit janë regjistruar 19 raste. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 334 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.413, prej të cilëve 216 në komunën e Ulqinit.

Share.