34.000 euro dënime nga mosrespektimi i ligjit për duhanin

0

Që prej fillimit të implementimit të ligjit për ndalimin e konsumit të duhanit në ambiente të mbyllura, Drejtoria për punë inspektuese në Mal të Zi deri tani ka shpërndarë 119 gjoba me vlerë të përgjithëshme rreth 34.000 euro, kanë njoftuar nga ky sektor. Dënimet më të shumta u dhanë për shkelje të ndalimit të duhanit në hapsira pune dhe ato publike, por edhe për mungesë të shenjave që tregojnë ndalimin e duhanit si dhe të mospajisjes me filtrimin e duhur të hapsirave ku duhani mund të konsumohet. Nga ky institucion thonë se edhe qytetarët gjithnjë e më shumë po paraqesin rastet e shkeljes së këtij ligji, çka u ndihmon inspektorëve në punën e tyre.

Share.