Vazhdon aksioni i pastrimit të nëndetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në kuadër të projektit për mbrojtjen dhe pastrimin e nëndetit të komunës së Ulqinit zyra IPA , klubi i zhytësve “D’Olcinium” si dhe  Instituti i biologjise detare të Kotorrit, vazhduan me aksione të pastrimit në pjesën e brendeshme të Kacemes dhe të pjesës së nën Kalasë.

Koordinatori i këtij projekti Latif Haxhibrahimi për Televizionin Teuta tha se vazhdojnë me aksione të tilla me qellim që të arrihet qellimi i këtij projekti i cili është ndërgjegjësimi tek cdo individ për ruajtjen e mjedisit, por për fat të keq tha ai gjendja vazhdon të jetë e rënduar. Vlera e kontratës e cila financohet nga projekti i Institutit për Biologjinë Detare si dhe projekti për ruajtjen e bregdetit  të komunës së Ulqinit arrinë vlerën e rreth 2500 eurove.

Milica Mandiq, udhëheqëse e laboratorit për hulumtime zhvillimore dhe marikulturë për Televizionin Teuta tha se bashkëpunimi i subjekteve lokale është pika kryesore për mbarevajtjen e aksioneve të tilla. Ky projekt është i rendesishëm për ne pasi bregdeti është pasuria më e madhe që kemi, tha  ajo.

Kryetari i klubit të zhytësve “D’Olcinium” Ibrahim Milla, tha për televizionin Teuta se kanë arritur që përsëri të nxjerrin nga deti sasi të madhe të mbeturinave.

Projketi në fjalë ka filluar nga nëntori i vitit 2013 dhe do të zgjasë deri në fund të këtij viti. Në bisedime me donatoret, i cili ështët Mbretëria e Novegjisë,  koordinatori i porjektit Latif Haxhibrahimi tha se kemi marrë peëlqimin që këtë projekt ta zgjasim edhe për të paktën 3 muaj të tjerë.

Share.