301 raste të reja dhe 7 viktima nga Covid 19. 2 raste në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e djeshme në Mal të Ti u vërejt një rritje e konsiderueshme e rasteve pozitive me Covid 19. Pas analizës së 793 mostrave, 301 prej tyre dolën pozitive, njoftojnë nga ISHP. Gjatë kësaj periudhe 7 persona e humbën betejën me sëmundje, njëri prej të cilëve nga komuna e Ulqinit. Më shumë se gjysma e rasteve të djeshme janë nga Podgorica, 162, 52 janë regjistruar në Tivar, kurse 2 të infektuar janë nga Ulqini. Numri i të shëruarve është 234 , kurse rastet aktive janë 3625, prej të cilëve 148 nga komuna e Ulqinit.

Share.