PDK-LDK nuk pajtohen rreth demarkacionit me Mal te Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partnerët e koalicionit PDK-LDK kanë nisur të shfaqin dallime edhe sa i përket Marrëveshjes për shënimin e vijës së kufirit meMalin e Zi. Pas qëndrimit të opozitës dhe partneri më i madh në qeveri ka kërkuar mos kushtëzim të liberalizimit të vizave me demarkacion të kufirit me shtetin malazez. Zyrtarë të Qeverisë se Kosoves  e kanë quajtur joserioze çfarëdo kërkese për rinegocimin e kësaj çështjeje, duke premtuar se së shpejti do ta procedojnë në Kuvend. Por në PDK thonë se ka ende hapësirë që ekspertët ta thonë fjalën e vet. Teksa kanë përmendur Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, si opsioni i fundit juridik që do të vendoste gurin e kufirit me Malin e Zi, zyrtarë të partisë më të madhe kanë kërkuar debat të hapur, korrekt dhe mobilizim të përgjithshëm rreth kësaj teme. Presidenti Hashim Thaçi, si njëri prej nënshkruesve të Marrëveshjes së demarkacionit vazhdon të jetë në një vijë me kryeministrin Mustafa.

Share.