Organizata turistike priti gazetaret nga Serbija

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Organizata Turistike e Ulqinit po vazhdon me nje seri aktivitetesh qe dukshem po ndikojne ne promovimin e ofertes turistike te qytetit.  Pervec panairit te turizmit List ne Lukavac ku perfaqesuesit e OT Ulqin jane duke prezantuar oferten per sezonin turistik 2016, dje kemi pritur nje grup te renomuar te turoperatereve Kinez qe jane duke qendruar ne Mal te Zi prej 12 deri 15 maj. Qendrimi I tyre eshte organizuar ne bashkepunim me ONT te Mali te Zi, Air Serbia dhe organizatat lokale te Ulqinit, Tivarit, Budves, Tivatiti dhe Kotorit. Te pranishem ishin Hong kong Economic times, Ming Pao Daily news, national geographic Traveler, head of Corporate – Communications Greater China, U Magazine, Voyage Magazine.

Poashtu sot me 14 maj ne Ulqin ka mberritur grupa e gazetareve nga Srbija te cilet do te qenndrojne ne Ulqin ne bashkepunim me Rivieren e Ulqinit dhe ONT te Malit te Zi. Vizita e tyre eshte organizuar ne kuader te promovimit ne tregun rajonal, me qellim te animimit te turisteve nga Srbija qe edhe kete vit te vizitojne vendin tone per pushime verore. Te pranishem jane perfaqesuesit e agjensionit Tanjug, Vecernje Novosti, Telegraf, Srpski telegrafa, Adria Media, Ringier, BN TV, Kurir, Pink, Informer, RTS, Top One. Gjate ketyre dy diteve do te kene mundesine te vizitojne pjeset dhe lokalitetet me te bukura te Ulqinit. Shpresojme qe ky promovim ne tregun e Srbise do te ndikoje dukshem ne rritjen e numrit te turisteve nga Srbija qe eshte per cdo vit e me i madh.

Nje aktivitet tjeter qe u perkrah nga Organizata Turistike e Ulqinit ishte me rastin e 10 vjetorit te Pavaresise se Malit te Zi qe u organizua nga shkollat fillore dhe te mesme ne Ulqin. Shkolla fillore “Marshali Tito”, “Boshko Strugar”, “Marko Nuculloviq”, “Bedri Elezaga”, si dhe shkolla e mesme  e kombinuar “Vëllazërim Bashkim”, Gjimnazi “Drita” dhe  kopshti i fëmijëve “Solidariteti” kanë prezantuar në Ranë në restorantin “Holegro” punimet e veta,specialitetet tradicionale ,ndërsa për të pranishmit është përgatitur një program kulturor me këngë dhe valle pupollore . Te hollat e grumbulluara nga ky  manifestim I dedikohen qendres ditore Sirena per femije me aftesi te kufizuara.

Duhet te permendim qe edhe ne ditet ne vijim Organizata Turistike e Ulqinit do te organizoje aktivitete dhe do te perkrahe manifestime te ndryshme qe pozitivisht ndikojne ne promovimin e ofertes turistike.

 

Share.