28 Nëntori, 107 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

0

Sot mbushen 107 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912 në Vlorë. Kjo festë njihet edhe si Dita e Flamurit.  Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë erdhi pas përpjekjeve gati 500 vjeçare të popullit shqiptar për çlirim nga perandoria osmane, që prej kohës së vdekjes së Skenderbeut. Megjithatë, lufta e popullit shqiptar nuk u ndal deri më 1912, ku në Vlorë u shpallë pavarësia e Shqipërisë dhe përfundimisht dëboi nga trojet e veta perandorinë osmane. Fatkeqësisht për shkak të tërmetit që goditi disa pjesë të Shqipërisë, duke shkaktuar shumë viktima dhe të plagosur, të gjitha festimet për të shënuar këtë datë janë anulluar.

Share.