26 OJQ-ë në pritje të mjeteve nga Komuna për vitin 2016

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komuna e Ulqinit akoma nuk ka bërë pagesën për projektet e Shoqatave Joqeveritare për Vitin 2016. Me datën 12 dhjetor 2016  Komisioni për ndarjen e mjeteve Organizatave Joqeveritare ka miratuar Vendimin për mbështetjen e projekteve OJQ-ve në bazë të konkursit për vitin 2016,  çka është zyrtarizuar edhe nga Kabineti i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me datë 15 dhjetor të njëjtit vit. Ndërkaq deri në ditën e sotme detyrimet nuk janë kryer.

Nënkryetarja e Komunës së Ulqinit Hatixhe Gjoni deklaroi se për shkaqe objektive Komuna nuk ka arritur t’i kryejnë obligimet ndaj sektorit civil, por që në një të ardhme të shpejtë do t’i kryejnë obligimet që kanë ndaj 26 shoqatave. Gjoni shprehet se është e vetëdijshme se kanë obligim ndaj shoqatave, dhe se shumica tyre kanë planifikuar realizimin e projekteve para sezonit veror. Ajo njoftoi se shumë shpejt do të shpallet konkursi për vitin 2017, që do të jetë një vështërësi shtes për komisionin pasi përveç formës së aplikacionit,shrytëzuesi i mjeteve ka obligim të sjellë edhe raportin e punës dhe atë financiar. Në vitin 2016 OJQ –ve të Ulqinit u janë ndarë 25 mijë euro,ndërsa për vitin 2017 kjo shumë do të jetë dukshëm më e madhe dhe kap shumën e 40 mijë eurove.

Përveç që Komuna nuk i ka lshyer obligimet ndaj sektorit civil ka detyrime edhe ndaj komisionit për punën e tyre,madje akoma nuk janë bërë pagesat e honorareve për vitin 2014. Shumica e Komunave në Mal të Zi procedurën e shpalljes dhe realizimit të konkurseve për vitin 2017 e kanë kryer dhe janë në realizimin e projekteve.

Share.