25 – VJETORI I THEMELIMIT TË PARTISË

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja demokratike në Malin e Zi, mbrëmjen e kaluar me një koktej të begatë shënoi solemnisht 25-vjetorin e themelimit.Përveç anëtarëve aktualë të parties, merrnin pjesë edhe veprimtarë të më hershëm, të cilët janë larguar në periudha tjera. Mbi historikun e Lidhjes Demokratike në Malin e Zi, foli lideri I saj, Mehmet Bardhi. Ai apostrofoi rëndësinë që shqiptarët të vetorganizohen në mënyrë që të jenë përfaqësues I të drejtave të tyre.Mbi kontributin e themelimit dhe veprimit të LD në MZ u lexuan emrat e disa dhjetëra fituesve të mirënjohjeve të kësaj partie.Në solemnitet,përveç përfaqësuesve të të gjith spektrit politik të Ulqinit, merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës në Podgoricë, kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, kryetari i Këshillit kombëtar të Shqiptarëve, Genci Nimanbegu, deputetë në Kuvendin e Malit të Zi etj.25- vjetorin e themelimit të LD në MZ në Tuz e kanë shënuar dega e Malësisë dhe ajo e Plavë- Gucisë, të cilat, siç kanë njoftuar opinionin e gjërë, nuk e njohin për kryetar Mehmet Bardhin.

Share.