24 lypsarë transportohen në Konik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditë më parë  me iniciativë të Policisë Komunale është realizuar aksioni për largimin e lypsarëve nga rrugët e Ulqinit,që është i katërti me rradhë gjatë këtij sezoni turistik. “Kemi marrë një aksion për largimin e lypsarëve nga rrugët e qytetit në  bashkpunim me Drejtorinë e Policisë,dhe Qendrën për Punë Sociale ku për qëllim kishim të bëjmë identifikimin e tyre, dhe  ti transportojmë nga vendet që  vinim. Lypsarët janë transportuar për në Konik me automjetin që ka siguruar komuna e Ulqinit” deklaroi për televizionin Teuta kryeshefi i policisë Komunale Saubih Mehmeti.

Janë marrë në pyetje në polici 24 persona që janë gjetur duke ushtruar këtë veprimtari,dhe më pas janë transportuar për në vendbanimin e tyre. Mehmeti thotë se ka të bëjë me krim  të organizuar dhe është koha të flasin organet më të larta,përndryshe aksionin  në fjalë do të jetë i dështuar, pasi që përvoja e deritashme tregon që të njëjtit kthehen përsëri dhe vazhdojnë me veprimtarinë e tyre. Sipas Mehmetit,  institucionet shtetërore duhet të zgjidhin qështjen sociale të tyre,përndryshe kjo dukuri nuk mund të çrrënjoset asnjëherë.

Share.