235 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid 19 në Mal të Zi. 3 raste nga Ulqini

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi që prej ditës së djeshme janë kryer 790 analiza për Covid 19, nga të cilat 235 kanë rezultuar pozitive, njoftojnë nga ISHP. Gjatë kësaj periudhe 3 të infektuar nga Rozhaja, Podgorica, dhe Mojkovci, që po trajtoheshin në Qendrën Spitalore në Podgoricë dhe spitalin e Beranes, ndërruan jetë si pasojë e sëmunjdes. Me këto tre raste numri total i viktimave në Mal të Zi që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 158 persona. Numri më i lartë i të infektuarve të rinjë është nga Nikshqi, 85, 72 janë nga Podgorica, 22 nga Berana, 17 nga Plevlja, 8 nga Cetina, nga 6 Tivari dhe Kotorri, 5 nga Biello Polje, nga 3 Budva dhe Ulqini, nga 2 Rozhaja dhe Herceg Novi, kurse nga 1 të infektuar kanë Plava, Zhabljaku, Kollashini dhe Danillovgradi. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 191 pacientë , ndërsa numri i rasteve aktive është 3671, prej të cilëve 64 janë në komunën e Ulqinit.

Share.