23 vite nga vrasja e Azem Hajdarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot bëhen 23-vite nga vrasja më e bujshme në historinë politike të Shqipërisë, në të paktën këto 30 vite.

23 vite më parë, më 12 shtator 1998, u ekzekutua themeluesi i Partisë Demokratike, Azem Hajdarit, një prej personazheve më të rëndësishme të atyre viteve të parë pluralizmi në Shqipëri.

Ndërkohë i pari që ka përkujtuar sot të ndjerin, ishte presidenti Meta i cili shkruan se “Energjia dhe guximi i Tij duhet të frymëzojnë përpjekjet tona për një Shqipëri si gjithë Europa”.

Kryetari i PD Lulzim Basha dhe drejtuesit e PD, kanë zhvilluar homazhe në Memorialin e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari , por siç nuk ka ndodhur më parë mungoi e bija Rudina Hajdari dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Rudina Hajdari, ka reaguar në 23-vjetorin e vrasjes së babait të saj.

Në një shkrim të gjatë, ajo thotë se “Azemi ishte luftarak, idealist, guximtar dhe ëndërrimtar. Veti këto të cilat nuk i kemi parë më në skenën politike shqiptare”

Share.