ME 23 DHE 24 SHTATOR ZHVILLOHET FESTIVALI INTERNACIONAL DOLCINIUM 3

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Organizata turistike e Ulqinit vazhdon të jetë promotor i aktiviteteve kulturore në qytet edhe gjatë muajit shtator,me qëllim shtyrjen   e sezonit turistik  si dhe pasurimin e gjallërimin e jetës kulturore. Me datën 24 dhe 25 shtator përkatësisht të shtunën dhe të dielën, do të organizohet për të tretin vit me radhë Festiali Internacional Dolcinium 3, ku do të marrin pjesë 11 grupe folklorike nga 11 shtete të ndryshme.

Sic shprehet për televizionin Teuta përfaqësuesi i organizatës turistike Armend Milla ky festival do të shërbejë edhe për promovimin e kulturës së qytetit e rrethinave, ndaj shteteve të tjera pjesëmarrëse dhe anasjelltas.Synimet e Organizatës Turistike janë që Festivalin Internacional Dolcinium 3 ta zgjerojnë edhe më shumë nga viti në vit,duke sjellë dhe shtete të tjera në festival,pasi kjo shërben edhe për promovimin turistik tek shtetet pjesëmarrëse.Defileja e grupeve folklorike do të bëhet të shtunën në orën 18.00 nga plazhi i vogël deri tek qendra për kulturë ku do të mbahet edhe festivali për dy net me radhë në orën 19.00.Në këtë festival do të marrin pjesë gupet folklorike nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Rumania, Serbia, Kroacia, Turqia etj.

Share.