220 ADOLESHENTË APLIKUAN PËR VAKSINIM NË MAL TË ZI

Pinterest LinkedIn Tumblr +

220 fëmijë kanë aplikuar për vaksinim kundër koronavirusit në Mal të Zi, sipas të dhënave të cilat gazeta Dan I ka nga Instituti i Shëndetit Publik. Instituti shprehet se vaksinat mund t’u bëhen fëmijëve mbi moshën 16 vjeç. “Meqenëse studimet që janë bërë nuk kanë mbuluar popullatën pediatrike, vaksinat nuk janë rekomanduar për fëmijët nën moshën 16 vjeç. Sidoqoftë, hulumtimi tani është përqendruar në studimin e vaksinës tek fëmijët e moshës gjashtë muaj deri në më pak se 12 vjeç. Këto studime Moderna filloi në mes të marsit, ndërsa Pfizer-Biontek njoftoi se rezultatet e para të testit në 2,260 adoleshentë të moshës 12 deri në 15 në Shtetet e Bashkuara treguan se vaksina ishte e sigurt dhe efektive, pa efekte anësore. Kurse  nga data 25 Mars filloi dhe testimi i vaksinës për fëmijët e moshës gjashtë muaj deri në 11 vjeç, ” njoftojnë nga Instituti.

Share.