20 mijë euro për OJQ(video)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e hënë me 19 janar mbyllet konkursi për ndarjen e mjeteve Shoqatave joqeveritare për vitin 2014 , i cili është hapur me 19 dhjetor të vitit të kaluar.  Gjer më tani në Byronë për qytetarë kanë arritur rreth 20 aplikime që në krahasim me vitin e kaluar është një numër më i vogël i të interesuarve-shprehet sekretari i sekretariatit për administratë dhe veprimtari shoqërore ,-Ahmet Aloshi, duke shtuar që përfundimisht për numrin e saktë të projekteve, do të dihet me 19 janar kurë edhe është data e fundit për dorëzimin e aplikacioneve .

Të interesuarit për të aplikuar kanë hasur në probleme gjatë tentimit të marrjes së formularëve nga sajti i komunës, plot 12 ditë kjo rubrikë ishte e bllokuar,dhe nuk hapej dokumenti, por në të njëjtën kohë është krijuar edhe huti sepse ekzistojnë dy sajte të komunës, sajti i vjetër ku janë të vendosur formularët, por në të njëjtën kohë janë vendosur edhe në sajtin e ri  që është funksional, në krahasim me atë të parin.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjitha organizatat joqeveritare të cilat deri në ditën e shpalljes së konkursit janë të regjistruara në Mal të Zi, e që selinë e kanë në komunën e Ulqinit. Shuma që është e paraparë për OJQ është 20 mijë euro.

Share.