2 prilli Dita Botërore e Autizmit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

2 Prilli është Dita botërore e ndërgjegjësimit mbi Autizmin. Qëllimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi i shoqërisë ndaj nevojës për trajtim që kanë personat me autizëm. Ky është një çregullim neurobiologjik që karakterizohet nga vështirësitë në komunikim, sjellje të përsëritura. Simptomat e autizmit fillojnë të shfaqen para moshës tre vjeçare. Verzana Hasanaga, nëna e djalit 6 vjeçar me autizëm thotë se fillimisht nuk e ka kuptuar që djali saj ka probleme në zhvillim sepse nuk ka shfaqur simptoma, por pastaj mjekët e kanë konstatuar atë. Gjatë periudhës katër vjeçare ai ka pasur përparim të dukshëm. Hasanaga thotë që fëmijët me pengesa në zhvillim nuk janë të pranuar mirë në shoqëri. Edukatorja dhe koordinatorja e kopshtit “Solidariteti” Elmadije Maraj thotë që punojnë shumë si staf me fëmijë dhe i përkushtohen atyre përmes programeve të ndryshme të punës që të kenë përmirësim.

AKZ

Share.