Televizioni Teuta i uron të gjithë besimtarëve mysliman gëzuar Ramazanin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Televizioni Teuta i uron të gjithë besimtarët mysliman  gëzuar muajin e begatë të Ramazanit, agjërim të lehtë e të pranuar. Agjërimi është një institucion moralo –shpirtëror që zhvillon tek njeriu ndjenja të tilla si, mëshirën, dhëmbshurinë, respektin ndaj tjetrit, bamirësinë dhe sinqeritetin, por mbi të gjitha na afron dhe na bën më shumë falenderues e mirënjohës ndaj Zotit tonë. Ramazani është një festë hyjnore për të gjithë ne, për të trokitur në porten e mëshirës së pafundme te të gjithë mëshirshmit. Prandaj lë të shërbejë ky muaj për faljen e mekateve, për pranimin e lutjeve dhe adhurimeve, për maturimin e zemrave, për fisnikërimin e ndjenjave dhe përkushtimin ndaj fitimit të kënaqësisë së Krijuesit të gjithësisë, dhe njeherë ju urojmë nga zemra këtë rit me rëndësi të madhe, këtë festë e cila prej shekujsh lartëson shpirtrat e miliona besimtarëve në mbarë botën. Ramazani është festa që realizon lidhjen mes sakrificës së vullnetshme hyjnore me efektet pozitive tokësore të asaj sacrifice. Agjërim sa më të lehtë e sa më shumë mbarësi për familjet tuaja.

Share.