190 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid 19. 15 raste në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë kryer 837 analiza për prezencën e Covid 19, nga të cilat 190 kanë rezultuar pozitive, njoftojnë nga ISHP. Gjatë kësaj kohe tre të infektuar e kanë humbur jetën. Numri më i madh i rasteve të reja 129 janë nga Podgorica, 15 nga Ulqini, 10 nga Budva, kurse qytetet tjera kanë numra njëshifror të rasteve. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 278, pacientë, një numër i konsiderueshëm edhe nga Ulqini, çka përbën risi pasi në qytetin tonë që prej fillimit të muajit ato nuk numëroheshin fare. Numri i rasteve aktive në nivel vendi tani është 3913.

Share.