190.000 euro për sanimin e dëmit nga tërmeti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar 190.000 euro përkrahje komunave veriore për sanimin e dëmeve nga tërmeti i cili ndodhi me 4 janar në këtë zonë. Ministrja pa portfel, Marija Vuçinoviq, tha në konferencë për media se Komunës së Plavës do të shkojnë 70.000 euro, Gucisë 50.000, Andrijevicës 40.000, dhe Beranes 30.000 euro.

Vuçinoviq tha se këto mjete janë për nevojat emergjente, kurse pas raportit të Komisionit për vlerësimin e dëmeve , do të shqyrtohen nevojat e mëtejshme.

Share.