Policia deri më tani ka identifikuar 19 persona të dyshuar se kanë shkaktuar incidentet në tubimin protestues më 24 tetor në Podgoricë, ka emisionin „Shteti dhe demokracia“, në Televizionin e Malit të Zi, deklaruar mbrëmë ndihmës drejtori në Drjetorinë e policisë, Nikolla Janjusheviq .
Ai ka thene se organizatori i protestës ka pas për qëllim të shkaktoj incidente. Janjusheviq, ka theksuar se në video- inçizimet, shihet qartë grupi i huliganëve të maskuar të cilët më vonë kanë shkaktuar incidentet dhe se deri më tani janë identifikuar 19 prej tyre.