REAGIM I FORCES: CANKA FLIRTON ME TEKSTE “AFIRMATIVE”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Reagim ndaj tekstit “Këshilli për vetëqeverisje lokale: Tetë muaj heshtje të këshillit parlamentarë ” i publikuar me 7.04.2015 ne portalin ul-info.   

Emrat e kandidatëve për Këshillin për mbrojtjen dhe zhvillimin e vetëqeverisjes lokale i janë dorëzuar Kuvendit te Komunës së Ulqinit i cili me material përkatës duhej t’ia  përcillte  Keshillit për emërime së basrhku me emrat e propozuar, Kryetarit të Këshillit, Xhaudet Cakuli të cilin e apostrofoni  në teksin e publikuar.

Derisa këto nuk vijnë në Komisionin për emërime nuk mund të fajësoni  këtë Këshillë dhe kryetarin e tij, edhe pse ne i kuptojme fare mirë arsyet e reagimit të autorit të këtij portali.

Njëri prej kanditatëve është vet Mustafë Canka pronar i portalit ku del ky reagim. Brengosja e vetme e Mustafë Cankës janë honoraret e “humbura”nga ky këshillë.

Por jo vetëm për këtë honorar!

Këtë reagim e ka gjeneruar mbledhjja e Bordit te Morsko Dobros i cili njëzëri ka votuar kundër financimit të Portalit të Mustafë Cankës përkundrejt flirtimit me tekste “afirmative” ndaj Morsko Dobros kohëve të fundit, cka lexuesit mund ta vërtetojnë vet.

Por prap jo vetëm këtyre honorareve!

Por edhe honorarit që cdo muaj merr nga kabineti i Kryetarit për tekste “afirmative” për çka nepërmes kuvendit do kërkojmë llogari  për çfarë qellimi paguhen këto të holla.

 E jo vetëm për këto të holla!

Do të diskutojmë edhe për emërimin e Mustafë Cankës në Këshillin për mbrojtjen dhe zhvillimin e vetëqeverisjes lokale sepse organizata e cila ju propozon është organizata e vet Mustaf Cankës që është themeluar para nje viti, si instrument i përfitimeve personale dhe ikjeve nga pagimi i taksave. Taksave të cilave i është shmangur me vite. Edhe nga fakti që nga të gjitha  organizatat tjera ku Mustaf Canka ishte anëtar, është përjashtuar.

Nga Liberalet! Nga Komiteti Helsinkit për Drejta të Njeriut! Nga Mogul! Nga Vijesti! Nga Deutsche Welle! …

Mendojmë së në këtë këshillë ka kandidat që kanë dëshmuar autoritet  dhe respekt tek qytetarët e jo persona kontraverzë sikur Mustafë Canka i cili pas të gjitha dështimeve dhe organizatave nga të cilat është përjashtuar, tani është demaskuar, mercenari mediatik që shkon nga dera në derë dhe kërkon para në këmbim të shkrimeve “afirmative”.

E jo vetëm! …

Shërbimi për Informim i Forcës

Share.