18 vetë nga Ulqini nisen për në Haxh

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Mali i Zi për në qytetet e shenjtë të Mekës dhe Medinës  sivjet udhëtojnë 55 haxhinj,prej te cileve 18 janë nga Ulqini. Nga 55 haxhinj, për 9 persona janë të mbuluara shpenzimet, prej të cilëve 5 i financon Ambasada e Arabisë, kurse 4 persona i financon Ambasada e Emirateve të Bashkuara. Meshihati i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, si udhëheqësa të grupit ka dërguar dy haxhinj.

Fillimisht të gjithë haxhinjtë nga Mali i Zi, do të grumbullohen në Medresenë e Mehmet Fatih në Milesh, në afërsi të Podgoricës, ku do të bëhet duaja për të gjithë haxhinjtë nga Mali i Zi. Nga Podgorica do të vazhdojnë drejtë për në Tiranë, nga ku do të vazhdojnë udhëtimin për në Arabinë Saudite.

Share.