177 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid 19 në Mal të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë kryer 691 analiza , nga të cilat 177 kanë rezultuar pozitive me Covid 19, njoftojnë nga ISHP. Gjatë kësaj kohe, 3 të infektuar e kanë humbur jetën. Më shumë se gjysma e rasteve të sotme janë nga Podgorica, 99, 30 janë nga Nikshiqi, kurse qytetet e tjera kanë numër njëshifror të rasteve. 1 rast është regjistruar edhe në komunën e Ulqinit. Gjatë kësaj periudhe jnë shëruar 234 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive është 4004.

Share.