Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dite me pare nje delegacion nga Komuna e Ulqinit i udhehequr nga nenkryetari Ardian Mavriq, priten nga  Fitore Pacolli, udhëheqëse e kabinetit në Komunën e Prishtinës dhe drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Genc Bashota, ne përbërje të delegacionit nga Komuna ishin edhe  Milazim Mustafa, Udhëheqës i Sekretariatit për Ekonomi, Arsllan Hajdinaga dheArben Xhurreta, nga zyra për projekte IPA.

“ Qëllimi i vizites është bashkëpunimi ne realizimin e disa interesave të përbashkëta, respektivisht komunat e Kosovës të bashkëpunojnë me Komunën e Ulqinit, mirëpo jemi të interesuar që ky bashkëpunim të zgjerohet edhe me Komunën e Prishtinës në fusha të caktuara”, tha gjatë këtij takimi nënkryetari i Komunës së Ulqini, Ardijan Mavriqi.

Ndërsa, udhëheqësja e kabinetit të kryetari Shpend Ahmeti, Fitore Pacolli tha se Komuna e Prishtinës është e interesuar për bashkëpunime të tilla përmes projekteve konkrete duke aplikuar bashkarisht ne projekte me interes te perbashket.

Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, Genc Bashota, tha se shkëmbimi i përvojave është i mirëseardhur dhe se bashkëpunimi ndërkomunal duhet të thellohet edhe më tutje në të ardhmen.

Në fund të këtij takimi, u vendos që në të ardhmen të organizohet një takim midis përfaqësuesve të të dy komunave në mënyrë që të diskutohet për projekte konkrete që janë në interes të zhvillimit të Prishtinës dhe Ulqinit.

Share.