17% e qytetarëve të Malit të Zi kanë marrë të paktën 1 dozë të vaksinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deri tani në Mal të Zi dozën e parë të vaksinës kundër Covid 19 e kanë marrë 17% e qytetarëve  apo rreth 83.000, kurse të dytën rreth 31.000, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Kjo do të thotë se 6% e personave në moshë të rritur janë të vaksinuar plotësisht. Vaksinimi masiv , i cili në vendin tonë filloi me 4 maj, po vazhdon me ritme të larta dhe autoritetet janë të kënaqur me përgjigjen e qytetarëve.

Share.